Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin që ka të bëjë me vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, apo i thënë shkurt “vettingun” në polici.
Ai e shoqëron mosdekretimin e këtij ligji edhe me arsyet përkatëse. Sipas presidentit, “konstatohet se ky ligj cenon parimet dhe standardet e vendosura në ligjin ekzistues nr.12/2018”.
“Ndryshimet e miratuara me këtë ligj nuk krijojnë garancitë e nevojshme se një proces kaq i rëndësishëm si vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, do të realizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë hapa pas në raport me standardet e ligjit në fuqi”, argumenton Presidenti Meta.
Në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr. 20/2019 duhet kthyer në Kuvend, me qëllim rishikimin e tij, mbështetur në këto argumente:
Së pari, dispozitat e ligjit nr.20/2019, cenojnë standardet e vendosura dhe pavarësinë e procesit të vlerësimit kalimtar të parashikuar me ligjin nr. 12/2018, si dhe krijon terren që ky proces të ketë ndikim politik. Mekanizmi i ri i miratuar në ligjin nr. 20/2019, sipas të cilit punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) do të kryejnë vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, nuk garanton standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri.
“Ka rezultuar se, për hartimin dhe miratimin e këtij ligji kanë bashkëpunuar të gjitha forcat politike në Kuvendin e Shqipërisë si pozita, ashtu edhe opozita. Ky ligj është votuar me 88 vota pro, 1 kundër dhe 32 deputetë kanë abstenuar, duke reflektuar kështu një terren bashkëpunues dhe jo kundërshtues midis forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruhet në arsyetim.
Më tej, presidenti thotë se “këto ndryshime në ligj krijojnë bindjen se, qëllimi real i qeverisë në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtpërdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë. Argumenti i Këshillit të Ministrave se ky mekanizëm i ri garanton të njëjtin standard për të gjithë procesin, pasi punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe se nuk ndryshojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit, nuk qëndron ligjërisht”.
Presidenti i Republikës, referuar argumenteve të parashtruar me sipër, vlerëson se ligji nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””, nuk mund të dekretohet me shpallje, por i duhet kthyer Kuvendit për rishqyrtim me qëllim rivlerësimin e qëndrimit ndaj kësaj çështjeje me rëndësi të lartë publike.
Së dyti, ligji nr. 20/2019, eliminon detyrimin ligjor për të përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar brenda një afati të caktuar, duke krijuar kështu mundësinë e zgjatjes së tij pa afat dhe një terreni të përshtatshëm për mbajtjen nën presion të vazhduar të forcave policore nëpërmjet forcës ndëshkuese të mekanizmit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut) nga struktura e SHÇBA-së. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari në Likovë: Do të sjellim drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE