LAJMI I FUNDIT:

Meta do të heqë funksionin “Facebook News” në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani

Meta do të heqë funksionin “Facebook News” në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani

Meta Platforms tha të martën se do të ndërpresë funksionin “Facebook News” në aplikacionin e Facebookut në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani, më vonë këtë vit.

Sidoqoftë, përdoruesve do t’u shfaqen linqet e artikujve të lajmeve dhe mediet evropiane do të kenë qasje në llogaritë dhe faqet e tyre në Facebook pasi ndryshimi të zbatohet në dhjetor, tha Meta, transmeton Telegrafi.


Por, Facebook nuk do të krijojë marrëveshje të reja komerciale për përmbajtjen e lajmeve në “Facebook News”, as nuk do të ofrojë risi produktesh për kompanitë mediale në këto vende.

“Facebook News”, që kuron një feed artikujsh lajmesh, është një skedë e dedikuar e veçantë e aplikacionit Facebook.

“Lajmet përbëjnë më pak se 3 për qind të asaj që njerëzit në mbarë botën shohin në feed-in e tyre në Facebook, kështu që zbulimi i lajmeve është një pjesë e vogël e përvojës së Facebook për shumicën dërrmuese të njerëzve”, tha Meta në një postim në blog. /Telegrafi/