LAJMI I FUNDIT:

Meta: Standardi i zgjedhjeve i rëndësishëm për stabilitetin e vendit

Meta: Standardi i zgjedhjeve i rëndësishëm për stabilitetin e vendit

Standardi i zgjedhjeve dhe legjitimiteti i tyre është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e vendit, dhe vendimtar për hapjen ose jo të negociatave me BE-në. Kështu u shpreh kreu i LSI-së Ilir Meta, në konventën zgjedhore të strukturës së kësaj partie për Tiranën.

“Rezultati i 18 qershorit është vendimtar, kemi sfida të tjera para se të flasim për rezultatin e LSI më 18 qershor. Është jetik për të ardhmen e vendin tonë, dhe për realizimin e të gjitha atyre angazhimeve të nevojshme. Rezultati i Shqipërisë më 18 qershor, pra standardi i zgjedhjeve dhe legjitimiteti i tyre është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë pas 18 qershorit, sepse rezultati i zgjedhjeve lidhur me standardin e tyre, më 18 qershor është vendimtar për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, standard i panegociueshëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Ndaj duhet të kujdesemi më shumë sot për rezultatin që zgjedhjet e vendit tonë do të marrin më 18 qershor. Sepse është i rëndësishëm për legjitimitetin e gjithë institucioneve ligjvënëse dhe qeverisëse në Shqipëri pas 18 qershorit, sepse standardi i këtyre zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm për të ecur në zbatimin me sukses dhe besueshmëri të reformës në drejtësi, që është mjaft jetike për Shqipërinë e dekadave që vijnë”, deklaroi  Meta.


Ai i kërkoi përfaqësuesit të LSI në komisionin e reformës zgjedhore Luan Rama, që të shfyrtëzohet koha shtyrja me një muaj e afatit të këtij komisioni për të plotësuar në maksimumi rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të rritur besimin e qytetarëve se vota e tyre do të jetë e lirë.

Është detyra jonë që në këtë situatë të bëjmë të mundur ecjen e reformës në drejtësi, tha Meta, duke shtuar se mungesë e konsensusit për reformën, do të thoshte ngecie e negociatave. Ai foli dhe për konfliktet politike:

“Kemi kaq shumë energji që i shterojmë në mënyrë armiqësore ndaj njëri-tjetrit, aq sa dhe përfaqësuesja e politikës së jashtme kishte deklaruar se konflikti politik është një sport majft popullor në Shqipëri. Në fakt, besoj se është i urryer në Shqipëri, po popullor në qarqe të ngushta, pasi shohim që qytetarët shqiptarë janë tolerant me njëri-tjetrin, ndryshe nga fillimi i viteve ’90, dhe prapë vazhdojmë e flasim sikur të ishim në ato vite me një retorikë mjaft armiqësore, dhe mjaft përjashtuese, me një retorikë që helmon çdo ditë mjedisin publik, besimin tek institucionet, besimin tek njëri-tjetri dhe në fakt mosbesimin te zgjedhjet. Më shumë se çështje e kodit, është çështje e mosbesimit dhe mungesës së kulturës politike për të pranuar zgjedhjet e lira dhe rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht nëse i fiton apo humbet ato”, tha Meta./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori