Meta: Në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik


Kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta në takimin ndërkombëtar të Komitetit të Monitorimit të PACE-s deklaroi se Shqipëria është shembull për bashkëjetesën shqiptare.
Meta tha se Tirana është si Jerusalemi, por fjalën këtu e ka paqja.
“Në Shqipëri, myslimani dhe katoliku urojnë dhe festojnë festat e njëri-tjetrit. Shqipëria është vend i harmonisë fetare”, tha ai.
Sipas tij, në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik.
“Disa politikanë flasin për paqen, por veprojnë me urrejtje. Ne nuk kemi radikalizëm fetar, por politik dhe sfida jonë është që të luftojmë së bashku këtë lloj radikalizmi”, vijoi Meta. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































