LAJMI I FUNDIT:

Meta: George H.W. Bush ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve

Meta: George H.W. Bush ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shkruan se George H.W. Bush ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë.

Kreu i Shtetit shprehet se “jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41 të SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë”.


“ Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve. RIP”, thekson presidenti Meta.