eksperti ad

Lionel Messi është deklaruar rreth gjendjes që po kalon bota shkaku i pandemisë Coronavirus.

Ylli argjentinas ka shkruar në llogaritë e tij në rrjete sociale se në këto momente është mirë që të gjithë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të kalojnë këto ditë të vështira.


"Janë ditë të komplikuar për të gjithë ne. Jetojmë të shqetësuar se çfarë po ndodhë dhe duam të ndihmojmë duke e vënë veten në vendin e atyre që po kalojnë momente të vështira, nëse i ka prekur ata apo familjet dhe shokët apo duke punuar nëpër spitale që të mbajnë gjendjen nën kontroll", ka shkruar ai.

messi 6

"Dua t'u dërgojë atyre një falënderim në shenjë të forcës për ta. Shëndeti gjithmonë vije e para, Në këto momente, duhet të ndiqen të gjitha këshillat e organizatave për shëndetin publik. Vetëm ato mund ta luftojmë efektivisht virusin".

"Është koha që të tregohemi të përgjegjshëm dhe të qëndrojmë në shtëpi, plus është një koha e mirë që të kalojmë së bashku me familjen, pasi nuk i kemi këto ditë. Shpresoj që kjo situatë të marrë fund së shpejti", ka shkruar më tej 32-vjeçari.

Tashmë janë konfirmuar edhe në Spanjë që disa lojtarë kanë rezultuar pozitivisht në coronavirus. /Telegrafi/

telegrafi sport app