LAJMI I FUNDIT:

Messi shkruan historinë në La Liga dhe pesë kampionatet kryesore evropiane pas het-trikut ndaj Mallorcas

Messi shkruan historinë në La Liga dhe pesë kampionatet kryesore evropiane pas het-trikut ndaj Mallorcas
Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi ka shtuar edhe dy rekorde të mëdha në librin e arritjeve të tij jetësore në futboll.

Ylli argjentinas ishte fantastik gjatë ndeshjes me Real Marllorcan e fituar me rezultat 5-2, ku Messi shënoi het-trik.


Këto tri gola kanë bërë që ylli argjentinas të arrij një rekord të madh evropian dhe një tjetër në kampionatin spanjoll, La Liga.

Barcelona mposht me rezultat të thellë Mallorcan, Messi shënon het-trik
Lexo po ashtu Barcelona mposht me rezultat të thellë Mallorcan, Messi shënon het-trik

Me golat ndaj Mallorcas, Messi është bërë lojtari i vetëm që shënon 10 ose më shumë gola në secilën prej 14 sezoneve të kaluara në pesë ligat më të mira të Evropës.

Kapiteni i Barcelonës gjithashtu arrin në kuotën e 35 het-trikave në histori të La Ligas pas tri golave ndaj Mallorcas.

Në këtë aspekt, Messi e ka lënë pas rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldon, i cili kishte shënuar 34 het-trik gjatë koës së tij te Real Madridi.

Deri tani këtë sezon, fituesi i Topit të Artë ka 12 gola e 5 asistime në 10 ndeshje të luajtura në La Liga, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka dy gola e tri asistime në pesë ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori