eksperti-banner

Lionel Messi ka humbur një penallti në minutat e para të ndeshjes së Argjentinës, duke mos arritur ta çojë ekipin e tij në avantazh ndaj Austrisë.

Gjithçka nisi në minutën e 4-të, kur Lautaro Martínez ra në zonë pas një dueli me mbrojtësin kundërshtar.


Gjyqtari fillimisht lejoi vazhdimin e lojës, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe një rishikimi të situatës, u akordua penallti për Argjentinën në minutën e 8-të.

Kapiteni Lionel Messi mori përgjegjësinë për ekzekutimin nga pika e bardhë, por goditja e tij në minutën e 9-të përfundoi ngushtë jashtë shtyllës së djathtë, duke i mohuar Argjentinës golin e epërsisë.


Pavarësisht rastit të artë të humbur, Argjentina mbetet në kontroll të lojës, ndërsa presioni tashmë rritet për pjesën tjetër të ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app