LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe Suarez të shokuar me idenë se Neymari mund të transferohet te Reali

Messi dhe Suarez të shokuar me idenë se Neymari mund të transferohet te Reali
BARCELONA, SPAIN - MARCH 08: Lionel Messi, Luis Suarez and Neymar of Barcelona warm up prior to the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between FC Barcelona and Paris Saint-Germain at Camp Nou on March 8, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Dyshja e sulmit, Luis Suarez dhe Lionel Messi janë të pakënaqur apo thënë të shokuar nga veprimet e fundit të ish-bashkëlojtarit të tyre te Barcelona, Neymar.

Në javët e fundit ka pasur shumë thashetheme rreth të ardhmes së yllit brazilian, Neymar, i cili thuhet se nuk ndihet i lumtur në Paris dhe një transferim te Real Madridi është në orbitë.


Sipas mediumit spanjoll Don Balon, edhe pse treshja e famshme “MSN” mbeten si miq, Messi dhe Suarezi ndjejnë se braziliani i ka tradhtuar ata dhe klubin duke u larguar drejt PSG-së në muajin gusht.

Mediat zbulojnë planin e fshehtë, babai i Neymarit dhe Perezi diskutojnë transferimin e brazilianit në Real
Lexo po ashtu Mediat zbulojnë planin e fshehtë, babai i Neymarit dhe Perezi diskutojnë transferimin e brazilianit në Real

Fjalët e dala në mediumit për atë, duke përdorur gjigantin francez si një gur i madh për t’u kthyer në Spanjë me rivalin e urryer të Barçës, Real Madridit, i ka tronditur ata.

“MSN” ishte një treshe vrasëse, së bashku kanë shënuar dhe festuar shumë gola (Getty Images)

Dyshja e katalunasve i ka diskutuar veprimet e Neymarit dhe Suarezi ka siguruar Messin se kurrë nuk do të bëjë të njëjtën gjë.

Uruguaiani e di se mund të luajë sezonin e tij të fundit në Barça, por ai kurrë nuk do ta konsideronte kalimin në Santiago Bernabeu te Real Madridi.

Real Madridi ka ndarë 450 milionë euro për ta kthyer Neymarin në La Liga
Lexo po ashtu Real Madridi ka ndarë 450 milionë euro për ta kthyer Neymarin në La Liga

Pretendohet se për ‘asnjë çmim’ Suarezi nuk do të tradhtonte shokët dhe tifozët e tij duke bërë atë që Neymari po mendon ta bëjë tani.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë të sigurt nga kjo dhe e ardhmja e Neymarit do të sqarohet vetëm në muajin janar apo edhe në afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/

Neymar pyetet shumë për situatën e tij te PSG, trajneri e merr në mbrojtje dhe lojtari fillon të qajë (Video)
Lexo po ashtu Neymar pyetet shumë për situatën e tij te PSG, trajneri e merr në mbrojtje dhe lojtari fillon të qajë (Video)