LAJMI I FUNDIT:

Mësime nga ata që jetojnë mbi 100 vjet: Dieta japoneze që jua shton plot vite jetëgjatësi

Mësime nga ata që jetojnë mbi 100 vjet: Dieta japoneze që jua shton plot vite jetëgjatësi

Se si të jetoni më gjatë është një pyetje të cilës duan t’ia dinë të gjithë përgjigjen, por viteve të fundit shkencëtarët e kanë zbuluar se përgjigja për një jetë më të gjatë bazohet në ndryshime të thjeshta në stil të jetesës.

Ushtrimet e rregullta fizike dhe lënia e duhanit janë dy hapat më të thjeshtë që rekomandohen për ta rritur jetëgjatësinë, bashkë me një dietë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.


Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i hani pesë porcione me pemë dhe perime në ditë, të hani ushqime si patatja, buka, orizi apo pasta, të konsumoni produkte të bulmetit, peshk, vezë, mish, proteina tjera, vaj ulliri, etj.

Japonezët janë prej popujve që njihen më së shumti në botën për jetëgjatësinë e tyre, ndërkaq ishulli Okinawa është më i famshmi si vend ku jetojnë personat mbi 100 vjeç.

Por, çfarë ushqimesh konsumojnë ata?

Dietat japoneze janë të mbushura me oriz dhe peta, perime, kërpudha, produkte të sojës, sasi të mëdha të peshkut, çaj të gjelbër, etj.

Çfarë kufizojnë në ushqim japonezët?

Mishin – ata hanë vetëm sasi të vogla të mishit të derrit dhe shpendëve.

Gjithashtu ata e kufizojnë edhe gjalpin, produktet e bulmetit dhe ushqimet e përpunuara që kanë sasi të mëdha të yndyrës dhe sheqerit.

Dietë për personat me diabet: Çfarë të hani në mëngjes, drekë dhe darkë
Lexo po ashtu Dietë për personat me diabet: Çfarë të hani në mëngjes, drekë dhe darkë

Cilat janë shprehitë e tyre të ushqyerjes?

Ekspertët thonë se banorët e Okinawans e ndjekin një manta ’hara haxhi bu’ – hanë derisa të ndihen 80% të ngopur.

Kryesisht mëngjesi është shujta e tyre më e madhe, që përfshin ushqim të nxehtë dhe perime me proteina. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori