LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt me mjekra kanë më shumë baktere sesa qentë

Meshkujt me mjekra kanë më shumë baktere sesa qentë

Një studim i ri shkencor ka pohuar se meshkujt me mjekër bartin më shumë baktere sesa qentë.

Studimi, i cili është kryer nga profesori zviceran Andreas Gutzeit, është publikuar në revistën “European Radiology”.


Pas skanimeve me MRI, hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt me mjekra kishin pasur më shumë baktere sesa meshkujt e rruar apo qentë.

Sidoqoftë, jo gjithkush është bindur nga zbulimet e këtij studimi.

Në një intervistë për tabloidin britanik “The Daily Mail”, Keith Flett, themeluese e ‘Beard Liberation Front’, ka deklaruar se mjekrat vetvetiu nuk janë të papastra.

Vlen të ceket se edhe vite më parë kanë qarkulluar raporte të ndryshme të cilat kishin deklaruar se mjekrat madje mund të përmbajnë edhe materie fekale, por që me kohën ishin dëshmuar si fakte të pabaza. /Telegrafi/