LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt i kalojnë 7 orë në vit duke u fshehur në tualet për “paqe dhe qetësi”

Meshkujt i kalojnë 7 orë në vit duke u fshehur në tualet për “paqe dhe qetësi”

Të gjithë neve na duhet ta përdorim tualetin herë pas here – ndonjëherë në shtëpi, e ndonjëherë në punë. Por, vështirë se dikush mund ta cilësonte përdorimin e tualetit si shpenzim i kohës së lirë.

Të jemi të sinqertë, nuk është ndonjë lloj kënaqësie ulja dhe shpenzimi i kohës në guacë të tualetit, apo jo?


Nëse mendoni kështu, atëherë jeni në mesin e thuajse të gjithë njerëzve, pasi që pak njerëz e mendojnë të kundërtën – të paktën deri tani, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja thonë se meshkujt i kalojnë shtatë orë në vit në tualet vetëm si formë e ikjes nga realiteti.

Një numër brengosës i meshkujve detyrohen të shpenzojnë kohë në tualet për të kërkuar paqe dhe qetësi pas një dite me stres.

Hulumtimi, që është kryer nga kompania ‘Pebble Grey’, ka zbuluar përmes një anketimi me përafërsisht 1000 meshkuj se një numër i madh i meshkujve fshihen në tualet për një numër të madh të arsyeve, qoftë për shkak të grindjeve me partneren, për shkak të fëmijëve shumë energjikë, për t’i shmangur detyrat dhe obligimet e ndryshme, apo për ta kontrolluar telefonin pa i penguar dikush.

Kjo duket si një masë tejet ekstreme për të pasur pak vetmi.

Veç kësaj, rreth 45% e meshkujve të anketuar kanë deklaruar se gjetja e një kohe për ta kaluar në vetmi është proces shumë i vështirë, dhe 25% kanë pohuar se partneret e tyre nuk e kuptojnë sa të zënë e kanë jetën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori