LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi në shishen e qelqit i gjetur nga një grua në Florida – befasohet kur zbulon se bëhet fjalë për djalin e saj

Mesazhi në shishen e qelqit i gjetur nga një grua në Florida – befasohet kur zbulon se bëhet fjalë për djalin e saj

Një grua pjesëmarrëse në një aksion të pastrimit të një plazhi në Florida e gjeti një mesazh në një shishe nga viti 2000 – dhe mbeti e habitur kur mësoi se djali i saj e njeh njërin nga autorët e mesazhit.

Kathy Grace tha se ajo po merrte pjesë në pastrimin e plazhit të Fort Meyers me 30 nëntor pas goditjes së Uraganit Ian, kur ajo e gjeti një shishe e shkruar nga treshja e një familje ukraino-amerikane: Roman, Lesia dhe Zenon Mural.

Në shënim shkruhej se shishja ishte groposur në plazh me ndihmën e babait të treshes me 3 mars 2000, raporton UPI, transmeton Telegrafi.



Grace u dërgoi një foto të letrës fëmijëve të saj dhe u trondit kur lexoi përgjigjen nga djali i saj, Michael.

“Michael thotë: ‘Nuk do ta besosh këtë, por Roman dhe unë shkuam në kolegj në të njëjtën periudhë, dhe të dy ne punuam në DHL'”, tha Grace. Duke shtuar: “Dhe këtu është një foto e nesh në Kaliforni me DHL vitin e kaluar në plazh”.

Grace tha se zbulimi i shkaktoj asaj emocione.

Kohët e fundit Grace ishte në gjendje të kontaktonte vëllezërit e motrat Mural dhe t’u tregonte për zbulimin e saj dhe lidhjen e tyre befasuese.

“Kjo thjesht dëshmon se bota nuk është aq e madhe,” tha Lesia Mural. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori