LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi emocional i Zelenskyt për Krishtlindje: Liria ka një çmim të lartë, por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë

Mesazhi emocional i Zelenskyt për Krishtlindje: Liria ka një çmim të lartë, por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar qytetarët për Krishtlindje, por tha se festat e këtij viti kanë një shije të hidhur.

Në një video-mesazh prej tetë minutave, ai tha se darka në tryezën familjare këtë vit nuk është aq e shijshme dhe e ngrohtë.


“Shtëpitë dhe rrugët tona nuk mund të jenë kaq të ndritshme. Këmbanat e Krishtlindjeve mund të bien me zë pak më të ultë dhe të shoqërohen me sirenat e sulmeve ajrore ose më keq, të shtëna me armë dhe shpërthime. Ky është dëshpërim. Humbje shprese. Humbje dashurie. Humbje e vetvetes”, tha i pari i shtetit ukrainas.

Ai tha gjithashtu se Ukraina ka luftuar errësirën dhe të keqen për më shumë se 300 ditë, transmeton Telegrafi.

“Në këtë luftë ne kemi një tjetër armë të fuqishme dhe efektive – çekiçin dhe shpatën e shpirtit dhe ndërgjegjes sonë. Urtësia e Zotit. Guximi. Virtytet na udhëheqin të bëjmë gjëra të mira dhe të mposhtim të keqen. Akti kryesor i guximit është qëndrueshmëria dhe përfundimi i punëve pavarësisht mundësive. E vërteta na ndriçon rrugën. Ne e dimë. Ne e mbrojmë atë. E vërteta jonë është lufta për liri. Liria ka një çmim të lartë, por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë”, tha lideri i Ukrainës.

Ai theksoi se Zoti është gjykatës i drejtë – shpërblen të mirën dhe ndëshkon të keqen.

“Është e qartë se në cilën anë jemi. Kush është kush në këtë luftë është e qartë. Ne nuk jemi të shenjtë, por patjetër që po garojmë për të mirën dhe po luftojmë për dritën. Me besim në profecinë biblike ‘Njerëz që ecin në errësirë do të shohin një Dritë të madhe dhe mbi ata që ulen në buzë të hijes së vdekjes, Drita do të shkëlqejë! Sepse neve na lindi një Fëmijë, Biri i Zotit”, citoi Zelensky.

Në fjalimin me rastin e Krishtlindjeve, ai kishte edhe një mesazh të veçantë për të gjithë ukrainasit.

“Sot, dikush do të shohë yllin e parë në qiell mbi Bakhmut, Rubizhny ose Krime. Përgjatë mijëra kilometrave të vijës së frontit. Dikush do ta mirëpresë festën në shtëpitë e të tjerëve. Dikush do të dëgjojë “Sedrik” (këngë ukrainase) në një gjuhë tjetër në Varshavë, Berlin, Londër, Toronto. Megjithatë, do t’ua kthejmë lirinë të gjithë burrave dhe grave ukrainase”, tha udhëheqësi ukrainas.

Në fund, Volodymyr Zelensky tha se asnjë dron kamikaz nuk mund ta shuajë yllin e Krishtlindjes.

“Shkëlqimin do ta shohim edhe nën tokë, në streha. Do t’i mbushim zemrat me ngrohtësi dhe dritë. Ata do të shkëputen nga shpirti ynë i çeliktë. Lufta jonë do të vazhdojë pa ndërprerje. Ne do të këndojmë edhe më me zë këngë të lumtura me tingujt e gjeneratorëve. Edhe në errësira të plotë, do ta gjejmë rrugën për tu përqafuar më fort. Nuk do të presim për mrekulli. Ne e krijojmë vetë”, përfundoi Zelensky.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima të pafajshme dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori