Julia Fox thotë se Kanye West nuk do të ‘lëndonte një mizë’ pavarësisht nga veprimet e tij të fundit që sugjerojnë të kundërtën.

TMZ ka folur me yllin e "Uncut Gems" - jo, "Unca Jams" - e cila iu drejtua sjelljes së ish-të dashurit të saj në internet.


“Jo, jo, jo, jo, Kanye është i padëmshëm. Thjesht mendoj se kjo është shprehja e tij krijuese artistike”, tha ajo për median . “Unë e di që është agresiv, por mendoj se nëse do të ishte me të vërtetë, nuk mendoj se Kanye do të lëndonte ndonjë mizë”.

julia fox kanye west pete davdison 23 Julia Fox dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Deklarata e Fox u bë disa orë pasi West u pezullua nga Instagrami për ngacmimin e Trevor Noah, Pete Davidson dhe DL Hughley.

Bashkë-prezantuesja e “Forbidden Fruits”, e cila u takua me reperin në fillim të këtij viti, tha gjithashtu se nuk ka folur me West në mes të dramës së vazhdueshme me ish-bashkëshorten.

Reperi, 44 vjeç, filloi mëngjesin e së mërkurës me një breshëri sulmesh kundër Davidson. Kjo bëri që të suspendohej nga Instagrami për 24 orë.

Screenshot 2 80 Pete Davidson dhe Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Kim nga ana tjetër po shijon lidhjen me Pete, romanca e të cilëve është bërë zyrtare edhe në rrjete sociale.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka folur po ashtu publikisht për të dashurin e ri në një intervistë me Ellen DeGeneres. /Telegrafi/