Njeriu që i ka qëndruar pranë presidentit Ibrahim Rugova me vite të tëra dhe që është përkujdesur për sigurinë e tij fizike, Adnan Merovci, ka treguar se çka kishte deklaruar Presidenti Rugova në vitin 1994 lidhur me ndarjen e Kosovës.
Merovci, përmes një postimi në Facebook, tregon se si është përgigjur Presidenti Rugova, në intervistën e zhvilluar më 19 qershor 1994 në Krans Montana të Zvicrës për librin: “LA QUESTION DU KOSOVO” të autorëve francez: Marie-FRANÇOISE ALLAIN dhe Xavier GALMICHE”.
Postimi i plotë i Merovcit:
“Përgjigja e Presidentit RUGOVA për ndarjen e Kosovës para një çerek shekulli!
PYETJE: Ç’është puna me planin për ndarjen e Kosovës për të cilin po flitet dhe që është paraqitur si një perspektivë e zgjedhjes me negociata?
RUGOVA: Ky projekt, të cilin serbët e nxjerrin në truezë herë pas herë, është vetëm një prej mjeteve të shumta për të arritur të njejtin qëllim: për të thyer identitetin e Kosovës, por duke e cënuar në këtë rast intergritetin e saj territorial. Ka qenë nxjerr nga Vuk DRASHKOVIQI, pastaj rimarrë nga Dobrica QOSIQI. Konsiston në ndarjen e Kosovës, që është më e pasura dhe përfshinë minierat e Trepçës. Ky projekt ka qenë dorëzuar zyrtarisht në Gjenevë nga Svetozar STOJANOVIQ, këshilltar i z. QOSIQ, i cili ishte kryetar i kësaj të ashtuquejture Jugosllavi. Kam qenë i informuar, por Sajrus VENS dhe Lordi OVEN nuk e kanë pranuar.
Intervistë e zhvilluar më 19 qershor 1994 në Krans Montana të Zvicrës për librin: “LA QUESTION DU KOSOVO” të autorëve francez: Marie-FRANÇOISE ALLAIN dhe Xavier GALMICHE”, ka shkruar Merovci në Facebook.
Postimi i Merovcit vjen pas deklaratave të Presidentit Thaçi, por edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Presidenti Rugova në vitin 1994 kishte propozuar shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi