LAJMI I FUNDIT:

Merkel tregon pse nuk ka biseduar me Putinin para pushtimit rus të Ukrainës

Merkel tregon pse nuk ka biseduar me Putinin para pushtimit rus të Ukrainës

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ajo kishte planifikuar vitin e kaluar të zhvillonte bisedime evropiane me presidentin rus, Vladimir Putin, por në fund e kuptoi se “nuk kishte më fuqi për t’i dhënë fund” atij.

Në një intervistë me revistën e lajmeve Der Spiegel, Merkel, e cila u tërhoq nga politika vitin e kaluar pas 16 vitesh në pushtet, tha se ajo dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kishin planifikuar të zhvillonin një format të pavarur bisedash me liderin rus brenda Këshillit Evropian në vitin 2021.


“Por unë nuk kisha më forcë për të vazhduar, sepse në fund të fundit, të gjithë e dinin: ajo do të largohet në vjeshtë”, tha ajo, raporton skynews.

Duke iu referuar vizitës së saj të lamtumirës në Moskë në muajin gusht të vitit 2021, ish-kancelarja, e cila flet rrjedhshëm rusisht, shtoi se “Ndjenja ishte shumë e qartë: “Për sa i përket politikës së pushtetit, ju keni mbaruar”.

“Për Putinin, vetëm fuqia ka rëndësi”, ka thënë ndër të tjerash ish-politikania gjermane.

Ndryshe, Gjermania është një ndër shtetet që po kontribuojnë më së shumti në çlirimin e shtetit ukrainas prej pushtimit rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori