LAJMI I FUNDIT:

Merkel, thirrje për bisedime urgjente për të luftuar përhapjen e Covid-19

Merkel, thirrje për bisedime urgjente për të luftuar përhapjen e Covid-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për një takim urgjent me krerët e shtetit të Gjermanisë pasi rastet e Covid-19 në vend arritën një numër rekord të ri ditor të mërkurën.

“Sëmundja po përhapet në mënyrë dramatike”, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin.


Seibert tha se, Merkel është angazhuar në diskutime intensive me ministrat, qeveritë rajonale dhe partitë e mundshme të koalicionit të ardhshëm.

“Virusi nuk merr parasysh proceset politike apo periudhat e tranzicionit”, tha Seibert, raporton ATSh.

Merkel e ka bërë të qartë vazhdimisht se është gati për një konferencë të krerët e landeve.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur konsensus midis autoriteteve rajonale të Gjermanisë.

Një nga gjërat që do të diskutohej në një tryezë të rrumbullakët të shtetit federal do të ishte përpjekja e përbashkët për të arritur një shpërndarje më të shpejtë të vaksinave përforcuese.

Sipas këndvështrimit të Merkelit, duhet të ketë gjithashtu një prag të miratuar në nivel kombëtar, i përcaktuar sipas kapacitetit spitalor, pas të cilit do të duheshin masa shtesë.

Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan një rekord të ri të infeksioneve ditore të coronavirusit, që arriti shifrën 39,676.

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori