LAJMI I FUNDIT:

Merkel në tubimin e fundit si kancelare mbështet Laschetin: Votoni për të në emër të së ardhmes

Merkel në tubimin e fundit si kancelare mbështet Laschetin: Votoni për të në emër të së ardhmes

Angela Merkel në tubimin e saj fundit si kancelarë gjermane, një ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të sjellë një kancelar të ri pas 16 viteve të saj në detyrë, u bëri thirrje qytetarëve gjermanë që “për hir të së ardhmes” të votojnë për konservatorin Armin Laschet.

“Bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të ardhmen e prindërve të tyre, dhe vetëm çdo katër vjet ju keni mundësinë të vendosni në nivelin federal se kush duhet ta formësojë atë të ardhme”, tha kancelarja në një takim në Aachen me kandidatin demokristian, i cili sipas sondazheve të opinionit, është disi më keq se socialdemokrati, Olaf Scholz.

Në tubim, Merkel u përpoq të ndihmonte kandidatin demokristian të arrijë me Scholz, raporton france24.

“Ju duhet të merrni vendimet e duhura, kjo është shumë e rëndësishme për ju nesër, sepse ka të bëjë me vendin tuaj dhe ju jeni duke vendosur për qeverinë tuaj të ardhshme” e cila do të duhet t’ju garantojë “përparim, siguri dhe paqe”, vuri në dukje kancelarja.

“Bota po ndryshon shumë shpejt dhe për këtë arsye Armin Laschet ka ende shumë punë për të bërë si kancelar federal”, tha ajo.

Olaf Scholz dhe Armin Laschet, njëri prej të cilëve ka shumë të ngjarë të jetë kancelari i ri gjerman, kanë paraqitjet e tyre të fundit parazgjedhore të shtunën përpara zgjedhjeve të së dielës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori