LAJMI I FUNDIT:

Merkel gati për pension, dëshiron të lexojë më shumë, po pushon dhe udhëton pak

Merkel gati për pension, dëshiron të lexojë më shumë, po pushon dhe udhëton pak

Kancelarja gjermane në largim Angela Merkel tha se pas 16 vjetësh në pushtet, ajo tani mezi pret t’i kushtojë më shumë kohë, si pensioniste, gjërave që duhej t’i linte pas dore kur ishte në detyrë.

Merkel (67) tha se ajo dëshiron “ndoshta të udhëtojë ose të lexojë pak, ose thjesht të shijojë kohën e saj të lirë duke e ditur se asnjë ndryshim i mundshëm nuk mund të ndodhë në 20 minutat e ardhshme”, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung.


Kancelarja, e cila njoftoi në vitin 2018 se nuk do të kandidonte më në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shtator, e udhëhoqi Gjermaninë përmes një sërë krizash, duke përfshirë krizën financiare globale, krizën e migrantëve dhe pandeminë e coronavirusit.

Ajo tha se vitet e saj në detyrë e plotësuan, por ishin edhe sfiduese për shkak të nevojës së vazhdueshme për të tërhequr vëmendjen, për të parandaluar diçka apo për të reaguar ndaj krizave.

“Mund të them me ndjenjë të mirë se është e drejtë që dikush tjetër të marrë drejtimin”, tha Merkel.

Kancelarja në largim, e cila do të qëndrojë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re, tha se “melankolia mund të vijë pak më vonë”, por shtoi se ndjehet mirënjohëse që mund t’i shërbejë vendit. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori