LAJMI I FUNDIT:

Merkel duhet ta ndryshojë politikën ndaj refugjatëve

Merkel duhet ta ndryshojë politikën ndaj refugjatëve

Pas sulmeve në Këln, në Berlin sërish po diskutohet shumë për ashpërsimin e të drejtës së azilit. Bëhet fjalë në radhë të parë për dëbimin e azilkërkuesve që kanë shkelur ligjin. Por kritikët paralajmërojnë se dëbimi nga vendi është shumë i vështirë, madje edhe kur azilkërkuesit kanë shkelur ligjin apo është refuzuar kërkesa e tyre për azil. Megjithatë kjo është vetëm çështje dytësore e debatit. Çështja kryesore është nëse qeveria gjermane edhe më tej do t’i mbajë dyert e hapura për ardhjen e pakontrolluar të refugjatëve. Çdo ditë në Gjermani vijnë mesatarisht rreth 3000 njerëz. Dhe në pikë të dimrit. Secili mund të përfytyrojë se sa do të bëhen kur të ngrohet koha në rrugën e Ballkanit apo uji në det. Ndërkohë që tema e ardhjes së familjarëve të atyre që kanë mbërritur në Gjermani nuk është hapur ende.

Sikur të vinin vetëm refugjatët nga vendet e përfshira në luftë, si Siria apo Iraku, mund të kemi edhe një lloj mirëkuptimi. Por shumica e refugjatëve nuk kanë fare pasaporta dhe prezantohen si sirianë. Shumë prej tyre vijnë nga Maroku, Algjeria, Tunizia, Bangladeshi, Sri Lanka apo vende të tjera. Këto nuk janë vende të pasura apo demokratike. Por shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë të drejtë azili në Gjermani. Megjithatë secili prej atyre që vjen në Gjermani mund të llogarisë shanse të mira për mbetje të përhershme në këtë vend.

Kancelarja Merkel donte t’i ulte numrat. Turqia nuk i ka plotësuar premtimet për ndalimin e kalimit të refugjatëve në Evropë, ndërsa vendet e BE nuk kanë arritur marrëveshje për shpërndarjen e tyre. Por Merkel do të mbajë kufirin të hapur. Deri kur do të vazhdojë kështu, kur dihet se as në partitë CDU/CSU nuk ekziston një gatishmëri e plotë për të ndjekur këtë politikë? Nga partitë e tjera nuk pritet ndonjë rezistencë, sepse SPD, ekologjistët dhe majtistët angazhohen për një politikë edhe më liberale për refugjatët.

Ndoshta do të merret parasysh fjala e disa gjykatësve të njohur kushtetues, të cilët kanë folur me qëndrime shumë të prera. Ata thonë se shteti është në rrezik. Ish-presidenti i Gjykatës Kushtetuese Hans-Jürgen Papier ka folur në "Handelsblatt" për një "dështim eklatant të politikës". Shteti juridik nuk mund të dalë nga kontrolli për shkak të politikës dhe duhet të eliminohen rreziqet nga një migrim i pakontrolluar. Ish-gjykatësi Udo di Fabio shkruan në një tekst të botuar nga gazeta "Bild" se kushtetuta gjermane nuk ekziston për mbrojtjen e njerëzve në mbarë botën. Federata e ka për detyrë të ruajë kufijtë e jashtëm. Ndërsa Michael Bertrams e kritikon kancelaren Merkel në gazetën "Kölner Stadtanzeiger" për pranimin në vend të qindra mijëra refugajtëve, pa një vendim përkatës të Bundestagut. Më në fund, eksperti Reinhard Merkel ka deklaruar për Deutsche Wellen në tetor se ka ardhur koha kur në Gjermani duhet të mbahen zgjedhje të reja, apo të organizohet referendum për këtë temë, sepse populli nuk e ka thënë mendimin e tij për pranimin e refugjatëve.

Kundërshtimet janë të qarta. Por politikanët, qytetarët dhe gazetarët që kanë paralajmëruar për pasojat, janë renditur deri tani në mesin e të djathtëve. Ndoshta kritika e tanishme ka mjaft peshë, sepse vjen nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit juridik.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori