Merhamet dhe VEFA do të shpërndajnë ushqim për refugjatët në dhjetë ditët e ardhshme
Organizata Humanitare Merhamet nga Shkupi në bashkëpunim me organizatën humanitare VEFA nga Gjermania, nga dje dhe në dhjetë ditët në vazhdim do të sigurojë ushqim të nxehtë, pako me ushqim dhe mjete higjienike në qendrën tranzitore në Tabanoc, raporton Anadolu Agency (AA).
Ismet Misirogllu nga VEFA e Gjermanisë tha se kanë ardhur për të ndihmuar refugjatët. “Nuk dihet se sa do të qëndrojnë refugjatët në këtë kamp” thotë ai për të shtuar se situata në qendrën tranzitore është e rëndë, por se do të përpiqen të ndihmojnë aq sa munden duke siguruar nevojat themelore.
Pjesë e ekipit të VEFA-s është edhe Jusuf Ajdin, në cilësi të koordinatorit për marrëdhënie me jashtë. Ai njofton se organizata në fjalë është aktive përgjatë “Rrugës Ballkanike” duke ofruar ndihma, ndërsa prezenca e tyre në Tabanoc, siç thotë do të jetë në dhjetë ditët në vijim.
“Kemi donacione nga muslimanët anembanë Evropës të cilat i kemi orientuar për kryesisht ushqime të nxehta, pako me ushqime, mjete higjienike dhe lodra për fëmijë” tha ai.
Vahid Iljazi është pjesë e organizatës humanitare Merhamet e cila është në partneritet me organizatën VEFA. Në deklaratën e tij, tha se sigurojnë mes 500 dhe 600 racioneve me gjëra ushqimore për refugjatët në Tabanoc, ndërsa shton se mjetet higjienike për gjininë femërore janë shumë të nevojshme.
Aktualisht në qendrën tranzitore në Tabanoc gjenden 1030 refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë