LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarët të painformuar për kompensimin e polisave të sigurimit

Mërgimtarët të painformuar për kompensimin e polisave të sigurimit

Qeveria e Kosovës edhe këtë vit ka vendosur që të gjithë mërgimtarëve që vijnë në Kosovë t’ua kompensojë pagesat e polisave kufitare. Përmes një platforme online, mërgimtarët mund të pajisen me formularë por që duket se ata ende nuk janë të informuar për këtë. Instituti GAP po del kundër këtij vendimi.

Qindra mërgimtarë ia kanë mësy Kosovës këto ditë, përfshirë me vetura. Me të mbërritur në pikat kufitare ata nisin procedurat e njëjta, përfshirë pagesën e polisave të sigurimit.


Por, ata nuk kanë informacione se kjo pagesë edhe këtë vit po kompensohet nga Qeveria e Kosovës.

“Pagova 15 euro për dy javë. Nuk e kam ditur që mundem me i marr paratë online. Po nëse ekziston mundësia do të tërheq paratë”, ka thënë Hasan Hyseni, mërgimtar nga Gjermania.

Njësojë pagesën në kufi e ka kryer edhe Naim Kryeziu, që jeton në Suedi, e i cili nuk dinte për vendimin e Qeverisë.

“Po pagova 20 euro. Unë nuk e di a mundem dhe si mundem me i marrë paret e polices së sigurimit. Po edhe mos me i marrë nuk është me rëndësi, le t’i merr shteti”, thotë Naim Kryeziu, mërgimtar nga Suedia.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të paguhen polisat e sigurimit për mërgimtarët derisa sipas procedurave, ata mund të aplikojnë përmes internetit dhe pastaj paratë do t’u kompensohen nga Ministria e Financave.

Por,  këtë vendim po e kundërshton Institut GAP.

“Pagesa e polisave kufitare përmes buxhetit shtetëror është kundërshtuar nga organizata të shoqërisë civile, duke e konsideruar të paarsyeshme dhe keqpërdorim të buxhetit të taksapaguesve të varfër për pagesën e sigurimeve të veturave private. Vendimi është kundërshtuar edhe nga përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve të sektorit privat.  Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare. Në aspekt afatgjatë, institucionet duhet të sigurohen që numri i veturave të paregjistruara dhe në qarkullim të ulet nga 30% në 5%, dhe kësisoj, të largohet edhe pengesa praktike për aplikim për anëtarësim në “Kartonin e Gjelbër”, thotë GAP.

Kosova ende nuk është anëtare e Kartonit të Gjelbër, derisa sipas Qeverisë është duke u punuar për këtë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori