LAJMI I FUNDIT:

Mercenarët serbë që iu bashkuan ushtrisë së Putinit në luftën në Ukrainë, po ankohen se po rrahen nga oficerët rusë

Mercenarët serbë që iu bashkuan ushtrisë së Putinit në luftën në Ukrainë, po ankohen se po rrahen nga oficerët rusë

Mercenarët serbë në rrjetet sociale janë ankuar për trajtimin që po u bëhet në Ukrainë, ku kanë shkuar për të luftuar krah rusëve.

Ata pretendojnë se pas refuzimit të zbatimit të urdhrave janë rrahur nga oficerët rusë, transmeton Telegrafi.


Mercenari serb Dejan Beriq, person i angazhuar për rekrutimin e mercenarëve serbë në ushtrinë ruse, është ankuar në komandën e 119-të të parashutistëve në të cilën shërbejnë të huajt.

Beriq është ankuar se komandantët rusë po refuzojnë t’ju sigurojnë serbëve armë të mjaftueshme dhe të trajtojnë të plagosurit.

Ai ka treguar sesi është dashur të punoj me frontin Popullor për të siguruar vetura, dronë, qizme ushtarake dhe ujë për mercenarët.

Ka shtuar se komandantët nga regjimenti i 119-të i kanë quajtur mercenarët rusë “romë” dhe nuk i dinin motivet e tyre për pjesëmarrjen e tyre në pushtimin rus të Ukrainë, duke i pyetur se pse në fakt kanë shkuar në Ukrainë.

Beriq ka pranuar se si bashkëkombësit e tij kanë nënshkruar marrëveshje me ministrin ruse të Mbrojtjes në rajonin e Moskës dhe më vonë janë dërguar në regjimentin e 119-të.

Këta mercenarë serbë më pas janë dërguar në qytetin rus Ryazan dhe më pas në Luhansk.

Komanda e regjimentit i kishte urdhëruar mercenarët serbë para Vitit të Ri që të mësyjnë pozicionet e forcave ukrainase, duke u dhënë vetëm nga 2-3 karikatorë me municion.

Ai pretendon sesi serbët kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat dhe se kanë kërkuar zhvendosjen në njësi tjera, por se janë shpallur dezertor dhe kriminelë të luftës.

Gjithashtu tha se mercenarët serbë janë dëbuar nga istikamet dhe se janë mbajtur në të ftohtë për disa ditë pa ushqim dhe ujë, ku më pas kanë arritur përfaqësues të policisë ushtarake ruse dhe u kanë kërkuar të nënshkruajnë një rrëfim se ishin spiunë. Beriq ka theksuar se rusët kanë refuzuar të trajtojnë serbët e sëmurë rëndë.

Ai e quajti komandën e Regjimentit të 119 -të një “grup kriminal të organizuar” dhe shprehu shqetësimin se mund të dënohet “për diskreditimin e ushtrisë”. Beson se video e tij mund të përdoret nga “armiqtë”.

Dihet se Rusia është duke rekrutuar aktivisht qytetarë të Serbisë për luftën në Ukrainë. Rekrutimi i vullnetarëve në Serbi u konfirmua edhe nga Davor Saviçiq dhe Dejan Beriq, të cilët po luftojnë në anën e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori