LAJMI I FUNDIT:

Mercedes do ta sfidojë efikasitetin e veturave Tesla përmes ekipit të Formula 1

Mercedes do ta sfidojë efikasitetin e veturave Tesla përmes ekipit të Formula 1

Tesla e ka dëshmuar ndër vite se automjetet e saj elektrike janë disa nga zgjedhjet kryesore në treg kur bëhet fjalë për efikasitetin.

Shumica e automjeteve elektrike të rivalëve luksozë nuk janë aq të lira, dhe shpesh nuk janë aq të shpejta apo të fuqishme se sa ato të Tesla-s, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Mercedes-Benz ka një “mjet” që mund të jetë në gjendje ta përdorë për ta ndryshuar këtë, dhe po planifikon ta bëjë një gjë të tillë.

Për të përshpejtuar kohën e zhvillimit të automjeteve elektrike duke rritur efikasitetin në nivelet e Tesla-s, Mercedes synon të përfshijë ekipin e tij të Formula 1 në procesin inxhinierik.

Sipas Reuters, duke ndjekur këtë rrugë, prodhuesi gjerman i makinave luksoze beson se mund të prodhojë automjete elektrike me efikasitet të lartë në treg dhe të zvogëlojë kohën e zhvillimit me një të katërtën.

“Ne kemi një avantazh këtu me ekipin e Formula 1 që të tjerët nuk e kanë. Tesla nuk e ka atë. Skuadrat e tjera nuk e kanë atë”, tha shefi i Teknologjisë i Mercedes, Markus Schaefer.

Mercedes ka sjellë tashmë disa makina elektrike bindëse në treg, dhe ka shumë të tjera në gatishmëri.

Megjithatë, brendi nuk ka ende një opsion shumë efikas që është më shumë në linjën e rrjedhës kryesore, siç është Tesla Model 3.

Sedani elektrik i Tesla-s si dhe modeli tjetër crossover, Model Y, i kanë rrëzuar shitjet e prodhuesve të automjeteve luksoze të modeleve me gaz dhe ato SUV, por kjo mund të ndryshojë nëse markat si Mercedes mund të sjellin në treg modelet konkurruese më shpejt se sa vonë.

Mercedes prezantoi konceptin e saj vitin e kaluar EQXX, për të cilin pretendonte se mund të udhëtonte 1,200 kilometra me një karikim të vetëm. Është interesante se u zhvillua në partneritet me ekipin e Mercedesit të Formula 1, dhe u deshën vetëm 18 muaj për t’u zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori