Mercedes ndërton fabrikë në Rusi


Kompania Daimler, në pronësi të së cilës gjendet brendi Mercedes, ka nisur ndërtimin e fabrikës për prodhim, në të cilën do të punësohen 1.000 punonjës.
Vendosja e gurthemelit është bërë në afërsi të Moskës, me çka edhe u shënua nisja e punimeve në fabrikën “Moskovja”, ndërsa i gjithë kompleksi do të ngritët në sipërfaqe prej rreth 85 hektarë, transmeton KosovaPress.
Investimet e prodhuesit gjerman të automobilave do të jetë katër miliardë euro, ndërsa automjetet e para do të prodhohen në vitin 2019.
Në këtë fabrikë do të prodhohen modelet Mercedes E, GLC, GLE dhe GLS. Të gjitha automjetet janë të dedikuara për tregun rus.
Nga
Telegrafi
21/06/2017





































