LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Maybah G-Class i ri, mund të jetë rival i fortë për segmentin luksoz SUV (Foto)

Mercedes-Maybah G-Class i ri, mund të jetë rival i fortë për segmentin luksoz SUV (Foto)

Një tjetër Mercedes-AMG G63, është po ashtu duke u konsideruar të hyjë në prodhim

Hyrja në treg e G-Class 2018, ka bërë të ditur se në tregun e makinave SUV ka një konkurrent lider, transmeton Telegrafi. Ngjanë shumë sikur origjinali i lansuar më 1970, por lëvizë në një platformë të re dhe të perfeksionuar. Sipas disa burimeve, në këtë makinë do të integrohet sistemi i shpejtë G 63 S, si dhe të bëhet më luksoz se Maybah. AMG 4.0-litra turbo-dyshe V8 në G63 të ri, do të mundësonte lëvizjen me 577 kuajfuqi.


Kjo do të ishte një fuqi shtesë për çdo klient, si dhe një mundësi më e madhe për makinat e versionit S. “Deri më tani kishin mundësinë e manovrimit dhe dinamikën nga S, ndërsa tani kemi edhe fuqitë. Jam i kënaqur me ndryshimet pozitive” ka thënë Gunnar Guthenke, një nga drejtuesit në Mercedes. Mbi të gjitha, këto ndryshime mundësojnë rritjen deri në 60 kuajfuqi. Nuk përjashtohet mundësia, që edhe G-Wagon të pësojë ndryshime të ngjashme me Maybah. /Telegrafi/