LAJMI I FUNDIT:

Mercedes AMG GT ‘fitues’ i ceremonisë Oscars (Foto)

Mercedes AMG GT ‘fitues’ i ceremonisë Oscars (Foto)

Të famshmit e shumtë, nuk ishin të vetmit që shkëlqyen në ceremoninë e Oscars që u zhvillua së fundmi

Me veshjet dhe stolitë më të rralla, elita e Hollywoodt ka parakaluar nëpër tepihun e kuq, të shtruar për edicionin e 91-të të Academy Awords. Por, vëmendjen e fotografëve, nuk e kanë marrë vetëm ikonat e ekranit, por edhe një Mercedes AMG GT, i ekspozuar në një hapësirë shumë të dëshiruar.


Kjo makinë me linja të theksuara dhe mjaft agresive, prodhon 630 kuaj fuqi nga motori 4.0 litra V8, duke i mundësuar që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.1 sekonda, teksa lëvizë me shpejtësi maksimale prej më se 300 kilometrave në orë.

Në mënyrë që të pranishmit të mos kalojnë pa e vënë re makinën me katër dyer, prodhuesi gjerman ia ka mbështjellë eksterierin e zi, me folie ngjyrë ari. Të shumtë ka qenë të famshmit që kanë dashur të fotografohen më këtë AMG GT, teksa Mercedes ka shpërndarë edhe disa posterë, që e tregon atë sikur të ishte pjesë e tre filmave të ndryshëm.

Me pëlqimin që ka marrë dhe paraqitjen atraktive, mund të thuhet se ky Mercedes ishte fitues i çmimit Oscars, sikur të jepej edhe pë prodhues veturash. /Telegrafi/