LAJMI I FUNDIT:

MEPSO kërkon 63 milion euro për energjinë

MEPSO kërkon 63 milion euro për energjinë

Kompanitë që tregtojnë me energji elektrike nga MEPSO kanë marrë fatura në vlerë pak më shumë se 63 milionë euro.

Ky është çmimi që duhet paguar për konsumin e vitit të kaluar të energjisë elektrike që kompanitë tërhoqën nga rezervat e sistemit evropian.


Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani, thotë për Alsat se kanë pagesa problematike në shumën prej 16 milionë eurosh, prej të cilave 9 milionë janë nga kompanitë që janë të përjashtuara nga tregu i energjisë elektrike dhe të cilave u është hequr licenca e punës.

Por, rastet janë në procedurë gjyqësore dhe ai pret epilog në dobi të shtetit.

Që këtë vit të mos përsëritet skenari i njëjtë i vitit të kaluar, drejtori thotë se duhet të ndryshohen disa rregulla të tregut.

Për shkak të rritjes së madhe të çmimit të rrymës në bursat botërore gjatë dimrit të kaluar, disa kompani të energjisë elektrike vendosën që në vend se të blejnë në tregun e lirë, të marrin rrymë nga rezervat sistemore, që do të përdoren vetëm nëse ka çrregullim në sistem.

Komuniteti evropian i energjetikës disa herë e ka paralajmëruar Maqedoninë se për shkak të këtyre hapave të kompanive, do të sanksionohet.

Më pas, disa nga këto kompani u dënuan dhe i kthejnë të hollat ndërsa disa kanë mbetur pa leje pune.

Kompetentët vlerësojnë se nevojitet të rriten garancitë bankare të kompanive që merren me tregti të rrymës./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori