MPB njofton se ka ndaluar shoferin i cili drejtonte automjetin në drejtim të kundërt në rrugën Shkup-Veles.

"Sot (05.08.2026), zyrtarë policorë nga Njësiti Mobil pranë Sektorit për Çështje të Trafikut në MPB kanë privuar nga liria M.Sh.(39) nga fshati Çellopek i Tetovës.


Ai, më datë 02.08.2026 rreth orës 19:20, në autostradën Shkup-Veles, me një automjet udhëtarësh "Golf" me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt, gjë për të cilën dëshmitarët okularë publikuan edhe fotografi në rrjetet sociale.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj M.Sh. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për "ngasje të pakujdesshme të automjetit" dhe ai do të dërgohet para prokurorit publik kompetent.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, me qëllim që të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta", thonë nga MPB.