LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e shpejtë për ta pastruar mikrovalën 

Mënyra më e shpejtë për ta pastruar mikrovalën 

Ju mund ta pastroni furrën me mikrovalë shpejt dhe me lehtësi duke përdorur kura natyrale që tashmë i keni në shtëpi.

Për pastrim efektiv, ndiqni këta pesë hapa:


Bëni një përzierje pastrimi

Mbushni një tas më të madh, i cili është i sigurt për t’u përdorur në mikrovalë, me dy deri në tre gota ujë dhe shtoni gjysmë limoni ose dy lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur në të. Nëse nuk keni limon, mund të përdorni edhe një portokall dhe si zëvendësues mund të përdorni gjysmë filxhani uthull.

Gatuani përzierjen e pastrimit në mikrovalë

Tasi me përzierjen e pastrimit duhet të vendoset në mikrovalë dhe të nxehet për pesë minuta në zjarr të lartë. Pas kësaj, mos e hiqni menjëherë, por lëreni në mikrovalë për 15 minuta shtesë në mënyrë që avulli të veprojë në njollat ​​e forta dhe kështu të sigurojë pastrim më të lehtë.

Si ta bëni dhomën tuaj të ndenjes të duket më e pastër brenda pesë minutash?
Lexo po ashtu Si ta bëni dhomën tuaj të ndenjes të duket më e pastër brenda pesë minutash?

Hiqni me kujdes enën

Hapni mikrovalën dhe hiqni me kujdes enën me përzierjen e pastrimit. Për të mos u djegur, përdorni një peshqir kuzhine ose doreza furre. Pasi të keni hedhur masën e nxehtë në lavaman, mund të kulloni limonin që keni përdorur dhe ta lini në lavaman për të përhapur erën e këndshme në të gjithë kuzhinën.

Fshijeni pjesën e brendshme të mikrovalës

Fshijeni brendësinë e mikrovalës me një leckë të lagur ose sfungjer. Nëse papastërtitë e forta ende nuk mund të hiqen, shtoni pak sodë buke tek njollat ​​dhe fërkojeni pak më fort. Për të pastruar pjesën e brendshme të derës, përdorni një përzierje uthull dhe ujë në përmasa të barabarta.

Si të largoni aromat këqija të banjës dhe t'i jepni një erë të mrekullueshme
Lexo po ashtu Si të largoni aromat këqija të banjës dhe t'i jepni një erë të mrekullueshme

Pastroni pjesën e jashtme të mikrovalës

Për të fshirë mikrovalën nga jashtë, përdorni gjithashtu një leckë të lagur ose sfungjer. Mos harroni të pastroni edhe brazda të vogla si ato rreth qafës apo butonave. Tre ose katër herë në vit duhet të pastroni grumbullimet e pluhurit nga hapjet në pjesën e pasme të mikrovalës – kjo mund të bëhet lehtësisht me një fshesë me korrent.

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori