LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e mirë për të reaguar ndaj fishkëllimave të tifozëve (Foto)

Mënyra më e mirë për të reaguar ndaj fishkëllimave të tifozëve (Foto)

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është mësuar me ofendimet e tifozëve kundërshtarë qëkur është transferuar në Angli dhe tashmë di si të reagojë ndaj tyre.

Futbollisti gjerman bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen e të shtunës ndaj Watfordit, ndërsa tifozët nuk e lejuan që të ishte i qetë.


Në një moment kur 27-vjeçari shkoi të ekzekutonte një gjuajtje nga këndi, tifozët filluan ta fishkëllejnë.

ozil

Dhe reagimi i tij ishte kapja dhe puthja e stemës së Arsenalit në fanellën e tij, raporton Telegrafi.

Kujtojmë që Topçinjtë e fituan me rezultat 4-0 ndeshjen me golat e Alexis Sanchez, Alex Iwobi, Hector Bellerin dhe Theo Walcott. /Telegrafi/