Mentor Haziri është ndër këngëtarët shqiptar që në mënyrë të vazhdueshme mahnit me performancat e tij.

Ai njihet edhe projektet muzikore, të cilat vijnë mjaft mirë të përpunuara, e që pëlqehen nga masa e madhe.


Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjellë në treg këngën më të re.

"Një grusht trëndafila" mban titullin prodhimtaria e radhës, me protagoniste modelen e njohur, Diellza Kolgeci.

Për instrumentalin dhe tekstin e kësaj të fundit është përkujdesur Eriona Rushiti, kurse për klip Figurina Films.

Vlen të përmendet se "Një grusht trëndafila" është lansuar në të gjitha platformat digjitale. /Telegrafi/