LAJMI I FUNDIT:

Mendoni mirë: Në cilat drejtime lejohet të lëvizë vetura e kaltër?

Mendoni mirë: Në cilat drejtime lejohet të lëvizë vetura e kaltër?

Shikoni situatën e trafikut në foto, më pas përpiquni të jepni përgjigjen në më pak se një minutë

Kryqëzimi në foto nuk është i pajisur me semaforë, dhe nuk ka polic për të rregulluar trafikun.


Në të ndodhen tri vetura, lëvizja e të cilave rregullohet nga një “trekëndësh i përmbysur” dhe një shenjë paralajmëruese e trafikut, transmeton Telegrafi.

Shikoni me kujdes situatën e trafikut në kryqëzim, pastaj përpiquni t’i përgjigjeni pyetjes:

Në cilat drejtime lejohet të lëvizë vetura blu?

1. Vetëm në drejtimin B,
2. Në drejtimet A dhe C,
3. Vetëm në drejtimin A.
4. Në drejtimet A dhe B,
5. Në çdo drejtim.

Komunikacioni në kryqëzim rregullohet me sinjalistikën e komunikacionit, d.m.th., kryqëzim me rrugë me kalim të drejtë dhe me shenjë që informon drejtuesit e mjeteve se pas saj ndalon rruga me komunikacion në një drejtim.

Duke qenë se asnjë nga këto shenja të trafikut nuk e ndalon vozitjen në asnjë nga drejtimet, cili interpretim lë mundësinë e përgjigjes së duhur?

Nëse keni dilema, zgjidhjen do ta mësoni nesër, në tekstin e përditësuar. /Telegrafi/