LAJMI I FUNDIT:

Mendoi se kishte gjetur thesarin në lumë, shokohet kur e kupton çfarë kishte brenda (Foto/Video)

Mendoi se kishte gjetur thesarin në lumë, shokohet kur e kupton çfarë kishte brenda (Foto/Video)

Një i ri nga Shtetet e Bashkuara ishte zhytur në një lumë duke shpresuar se do të arrijë të gjej thesarin e shumëkërkuar, por mbeti i shokuar kur zbuloi një kuti misterioze me ngjyrë të zezë, brenda të cilës ishte hiri i një njeriu.

Ky i ri që vazhdimisht publikon në kanalin e tij zyrtar në YouTube video të ndryshme të aventurave të tij, menjëherë i kishte telefonuar policisë duke kërkuar këshilla se çfarë duhet të bëjë me hirin e që e kishte gjetur, transmeton Telegrafi.


Zhytësi i njohur si Jake, kishte përdorur kamerën GoPro për të filmuar vetën duke kërkuar thesarin në thellësinë e lumit Columbus në Georgia të Shteteve të Bashkuara.

Në video mund të shihet se si Jake gjen një qafore dhe disa monedha, duke menduar se i ka buzëqeshur fati dhe se është pranë gjetjes së thesarit.

Duke notuar ai befasisht has në një kuti të metaltë, të cilës vendos t’i afrohet për të shikuar çfarë kishte brenda saj.

Por ai nuk gjeti asgjë brenda saj përpos një qese të plastikës të mbushur me pluhur të bardhë, duke mos ditur fillimisht për çfarë bëhet fjalë.

Dhe në momentin që lexoi përmbajtjen e saj ku shkruante: “Ishte hiri i një personi, që ishte djegur dhe më pas hedhur në lumë”, ai menjëherë doli nga uji duke bërtitur si i çmendur.

Pasi i kishte telefonuar policisë nga të cilët kërkon këshilla se çfarë duhet të bëjë me hirin e gjetur, ai u urdhërua që ta kthej hirin në lumë, duke respektuar vullnetin e të ndjerit që e kishte lënë amanet. /Telegrafi/