Një grua nga Florida vuri re atë që mendonte se mund të ishte një mace e madhe në oborrin e shtëpisë së saj, por shpejt e kuptoi se ishte diçka edhe më e pazakontë: një majmun.

Catherine Castillo tha se e vuri re kafshën pas shtëpisë së saj në Longwood, pranë Parkut Shtetëror Wekiva Springs, dhe filloi të regjistronte video me telefonin e saj.


"Në fillim mendova se ishte si një mace e madhe", tha Castillo.

"Dhe pastaj thashë, o Zot i madh, ky është një majmun", shtoi ajo.

- YouTube www.youtube.com

Gruaja deklaroi se jeta e egër është e zakonshme në zonë, por ky incident ishte ndryshe.

"Ne shohim lloj-lloj kafshësh. Ka drerë, rrëqebull, kojotë. Ky ishte majmuni i parë", tha ajo.

Castillo e raportoi rastin në Komisionin e Ruajtjes së Peshqve dhe Jetës së Egër të Floridës. /Telegrafi/