Një ari i zi i ri shkaktoi alarm në Worcester, Massachusetts, pasi u pa pranë dy institucioneve arsimore.

Kafsha u afrua fillimisht pranë shkollës së mesme Doherty Memorial High School, duke detyruar autoritetet të mbanin nxënësit brenda ndërtesës.


Më pas, ariu u shfaq në kampusin e Clark University.

- YouTube www.youtube.com

Sipas autoriteteve, ariu, i vlerësuar rreth një vit e gjysmë, u kthye më vonë vetë në pyll.

Ekspertët thonë se ai sapo është ndarë nga e ëma dhe po mëson të mbijetojë i vetëm.

Biologët paralajmërojnë se shikimet e arinjve mund të shtohen gjatë sezonit të çiftëzimit. /Telegrafi/