Një nga temat që bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve është edhe shuma apo pagesa e artistëve që marrin për një koncert.

Duke qenë se janë të shumtë në numër dhe po vazhdojnë të sjellin këngë e hite të ndryshme, një pjesë e estradës janë mjaft të angazhuar edhe me koncerte.


Në një diskutim në ‘Shqipëria Live’, menaxheri i disa prej VIP-ave Alesio Aliaj dhe gazetari Flavio Qarri, dhanë mendimet e tyre në lidhje me këtë.

Screenshot 15 3 Foto: Screenshot/YouTube

Ata thanë se këngëtarët që kërkohen më shumë janë ata që kanë krijuar një bagazh dhe kanë punuar fort për të qenë këtu.

Derisa zbuluan disa prej shifrave që marrin, Alesio tha se Ledri për një koncert kishte marrë deri në 12 mijë euro, madje i ishte kërkuar edhe një faturë nga nëna e tij, Xheraldina Vula.

Screenshot 16 3 Foto: Screenshot/YouTube

Më poshtë ua sjellim shumën që paguhen disa prej artistëve më të njohur e më të kërkuar në vend:

Romeo dhe Donald Veshaj 10,000 euro Alban Skënderaj 5000 euro Elvana Gjata 5000 euro Sinan Hoxha 5000 euro (Në dasma) Artjola Toska 5000 euro (Në dasma) Fatmira Breçani 5000 euro (Në dasma) Gena 8000 euro Tayna 8000-12,000 euro Ledri 8000-10,000 euro Capital T 6000-8000 euro Ghetto Geasy 6000-8000 euro Dhurata Dora 6000-7000 euro Noizy 6000-8000 euro

/Telegrafi/