LAJMI I FUNDIT:

Memorial për viktimat në Batajnicë, Shaip Kamberi skeptik se iniciativa do të jetë e suksesshme

Memorial për viktimat në Batajnicë, Shaip Kamberi skeptik se iniciativa do të jetë e suksesshme

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka nisur edhe një iniciativë e cila ka nxitur debat të gjerë në shtetin fqinj. Kamberi në Kuvendin e Serbisë ka kërkuar ngritjen e memorialit në Batajnicë, në rikujtim të qindra trupave shqiptare, që u zhvarrosën nga ai vend.

Ka disa vjet që Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, që udhëhiqet nga aktivistja Natasha Kandiq, ka nisur një iniciativë për të ndërtuar një memorial në Batajnicë, vend ku deri tash janë zhvarrosur trupat e qindra shqiptarëve.


Këtë iniciativë të Fondit, e ka ngritur në Kuvendin e Serbisë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.

Megjithatë, Kamberi nuk është shumë optimist se do t’ia dalë t’i bindë autoritetet për këtë memorial.

“Në këtë kostalacion të forcave politike në Serbi, me këtë disponim anti-shqiptar që haptazi po shfaqet, e sidomos nga krerët e Qeverisë, nga ministrat e caktuara është vështirë të pritet që të fillojë një ballafaqim i shpejtë i Serbisë me të kaluarën e saj të dhunshme, sidomos me ato që ka kryer në Kosovë, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shaip Kamberi.

Bekim Blakaj, që udhëheq Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tregon se në Serbi ka edhe pengesa ligjore për ta bërë realitet këtë inciativë.

“Nëse nuk gaboj në Serbi ekziston një ligj për memorialet, për ngritjen e memorialeve dhe ai ligj është kogja problematik sepse theksohet që memorialet që ngriten në territorin e Serbisë, duhet të promovojnë luftërat e drejta dhe clirimtare të Serbisë, ndërsa fshehja e civilëve në një kazermë ushtarake sigurisht që e dëshmon të kundërtën edhe që bie ndesh me at ligjin serb i cili do të duhej të ndërrohej”, deklaroi Bekim Blakaj, përcjell Telegrafi.

Me një fjalim kur po votohej qeveria e re, Kamberi akuzoi edhe pushtetin në krye me Aleksandër Vucicin, se nuk dallon me atë të Slobodan Milloshevicit, e gjithashtu vendosi flamurin kombëtar shqiptar në parlamentin serb.

Për këto veprime, ai tregon se mori përkrahje edhe nga serbët.

“Në mesin e tyre ka shumë serbë që japin mesazhe inkurajuese, të cilët janë të lodhur nga mënyra e qeverisjes së këtij shteti, nga tendenca e vazhdueshem e negacionit të asaj që ka ndodhur dhe dëshirojnë që vërtet vendin e tyre ta shohin si pjesë të Bashkimit Evropian”.

Në mesin e trupave të gjetur në Batajnicë kishte edhe fëmijë, përderisa ky krim është vërtetuar se është kryer me urdhër të Presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Slobodan Milloshevic./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori