LAJMI I FUNDIT:

Memorandum mirëkuptimi për projekte infrastrukturore në Prishtinë, për qentë endacakë vetëm fjalë

Memorandum mirëkuptimi për projekte infrastrukturore në Prishtinë, për qentë endacakë vetëm fjalë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore. Ndërsa për një shqetësim të madh të banorëve të kryeqytetit, atë të qenve endacakë, u dhanë vetëm fjalë se po përpiqen të gjejnë zgjidhje, pasi më herët ministria e Aliut e shpalli të kundërligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit të pronës për strehimin e qenve endacakë.

Në memorandumin e mirëkuptimit, përpos financimit të projekteve infrastrukturore, u përcaktuan obligimet të MMPHI-së dhe Komunës për realizimin e projekteve, studimin e fizibilitetit dhe dizajnin preliminar për unazën e mesme të Prishtinës si dhe ndryshimi i një pjese të projektit e bazuar sipas fizibilitetit të punuar nga SWECO.


Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se unaza e Prishtinës do të mundësojë rregullimin e mobilitetit të Prishtinës.

Ai tha se ky memorandum do të ofrojë mundësi për bashkëpunim edhe për shumë projekte të tjera.

“Ky plan i mobilitetit kërkon aplikim të shpejtë dhe mbase edhe zgjidhje bukur radikale nëse do të donim që trafiku i Prishtinës të shkarkohej. Njëra prej projekteve të rëndësishme dhe mbase pa të cilin vështirë është që të mendohet rregullimi i mobilitetit në qytetin e Prishtinës është edhe Unaza e Prishtinës. Është projekt, i cili do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e me të cilin tashmë jemi në fazën e përgatitjes së ekipit të implementimit të projektit, e që do të bëhet bashkë me ministrinë në këtë rast, pasi prijëse e këtij projekti do të jetë Komuna e Prishtinës për shkak se unaza e Prishtinës është pjesë e qytetit dhe bie nën kompetencë të qytetit të Prishtinës. MMPHI është drejtpërdrejt e përfshirë dhe ne me shumë kënaqësi do ta bëjmë pjesën tonë të punës në mënyrë që ky projekt të realizohet sa më shpejtë”, tha ai, transmeton KP.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama projektin për unazën e mesme të Prishtinë e ka quajtur projekt jetik për të lehtësimin e trafikut në kryeqytet.

Rama tha se ky projekt do të përfundojë në fund të këtij viti dhe zbatimi i tij do të fillojë nga viti i ardhshëm.

“Projekti faktikisht ka me qenë në përfundim e sipër në përfundim të vitit dhe në vitin e ardhshëm sipas të gjitha gjasave edhe do të fillojë zbatimi i projektit. BERZH-i apo Banka e Evropës për Zhvillim është financuese e këtij projekti, kjo është vetëm nisja e projekteve të mëdha që i duhen kryeqytetit për të shkarkuar prej kaosit të trafikut, pra është një projekt ta quajmë jetik momental për kryeqytetin dhe qytetarët e Prishtinës”, u shpreh Rama.

Javë më parë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e shpalli të kundërligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit të pronës për strehimin e qenve endacakë, kjo pasi konstatoi se hyrja e vendimit për ndarjen e 10 hektarëve në Slivovë, nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.

Lidhur me këtë, ministri i Mjedisit,dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu theksoi se do të bëjnë përpjekje që si ministri ta mbështesin Komunën e Prishtinës për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

“Mbase çështjet e lokacionit do të shikohen si mundësi se si mund të zgjidhen për çështjen e qenve endacakë, jashtëzakonisht është problem i rëndësishëm dhe do të bëjmë përpjekje për një zgjidhje si ministri në mbështetje të Komunës së Prishtinës për të bërë zgjidhje”, u shpreh ministri Aliu.

Kurse, i pari i kryeqytetit, Perparim Rama tha se tashmë ata kanë caktuar lokacione për strehimin e qenve endacakë, dhe se janë në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Mjedisit për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne si Komunë e Prishtinës e kemi caktuar lokacionin por jemi në zhvillim të planit zhvillimor komunal dhe të hartave zonale që paralelisht edhe çfarëdo problemi që ekziston nuk do të ekzistojë dhe jemi në bashkëpunim të plotë me ministrinë për të bërë zgjidhje, po ashtu kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet në relacion me problemin me qentë”, deklaroi Rama.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ditë më parë akuzoi Ministrinë e Mjedisit se është duke u bërë pengesë në zgjidhjen e problemit me qentë endacakë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori