Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Beqaj do të ketë një varg takimesh dhe aktivitetesh të rëndësishme, si dhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Ministri Beqaj, gjatë ditës ka vizituar ‘James Madison University’, ku është pritur nga Presidenti i këtij universiteti, Jonathan R. Alger, në kampusin universitar Harrisonburg, njëri nga universitetet më të vlerësuara në SHBA, në veçanti për Qendrën për Ndërmarrësi, laboratorët dhe qasjen inovative në edukim.
Pas vizitës në këtë institucion edukativ amerikan dhe pas takimeve me dekanët, drejtorët e qendrave dhe profesorët e këtij universitetit, ministri Beqaj dhe udhëheqësit e këtij institucioni nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e Qendrave për Inovacion dhe Ndërmarrësi, programe dhe konferenca të përbashkëta, për hulumtim dhe zhvillim, shkëmbim të ekspertizës, studentëve dhe vizitave të ndërsjella studimore.
“Vizita në ‘James Madison University’ dhe Memorandumi që nënshkruam me presidentin Alger është hap i rëndësishëm për ndërtimin e Qendrave të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe për përfitimin nga përvoja amerikane në fushën e inovacioneve dhe ndërmarrësisë”, tha me këtë rast ministri Beqaj.
Vizita e ministrit Beqaj në SHBA do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me takim të rëndësishme në Departamentin e Shtetit Amerikan, Bankën Botërore, Odën Ekonomike Amerikane. Ministri Beqaj gjatë vizitës në SHBA, ditën e enjte do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që mbahen në Uashington. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Kalo pushimet tuaja të ëndërrave me Max Travel në Selectum Family Resort në Antalia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër