Memedi: Më të relaksuar mund të jemi vetëm kur do të kemi më pak se 10 raste në ditë me Covid-19


Drejtori i Instituti për Shëndet Publik, Shaban Memedi theksoi se ka kohë për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe se mund të jemi më të relaksuar vetëm kur numri i rasteve pozitive me Covid-19 do të jetë nën 10.
"Masat do të lirohen, por duhet të respektohen rekomandimet, mbajtja e maskave dhe largësisë fizike si masa kryesore", tha Memedi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në televizionin 24, tha se "shkojmë për fitore mbi coronvirusin", duke konstatuar se shteti që nga fillimi e deri tani ka menaxhuar mirë.
Sa i përket infektimeve të reja, Memedi tha se numri gjatë pesë ditëve të fundit po ulet bashkërisht me vdekshmërinë.
Drejtori i ISHP-së theksoi se të gjitha masat që janë ndërmarrë janë për qytetarët dhe shëndetin publik dhe se nëse këto masa janë respektuar, numri i të infektuarave do të ishte më i vogël./Telegrafi/



































