LAJMI I FUNDIT:

Memaj te Besiktasi

Memaj te Besiktasi

Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Blendi Memaj, është investimi i radhës i gjigantit turk, Besiktas.

Ai ka kaluar në radhët e Besiktasit këto ditë, si rrjedhojë e politikës së re të klubit të blerjes së talenteve nga jashtë, pasi që në Turqi skuadrat tjera po i shesin shumë shtrenjtë lojtarët e rinj te ekipet e mëdha.

18 vjeçari Memaj, ka synime të mëdha me klubin bardhezi nga Stambolli, ndërsa është shprehur se mezi pret të promovohet në ekipin e parë të klubit, njofton Express.


Njoftimin për blerjen e prizrenasit Memaj, Besiktas e ka publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit./Telegrafi/