Reperja shqiptare, Melinda Ademi, ditën e djeshme (e diel) solli projektin e ri muzikor në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Projekti i titulluar “X5” u prit shumë mirë nga publiku, përkundër se u aludua në rrjetet sociale se ishte bërë një ‘diss’.


Për të thënë të vërtetën e kësaj, artistja e njohur ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

118669865 1324884087856957 6579294831955373510 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Melinda deklaron se kënga nuk i është bërë ‘diss’ askujt dhe se nuk duhen keqkuptuar gjërat.

“Kisha dasht me sqaru që kënga X5 nuk është diss ndaj askujt. Nuk ka nevojë me u keqkuptu asgjë mes rreshtave të këngës. Paqe dhe suksese për të gjithë. Shkojmë për dy milionë sot”, ka shkruar ajo.

"X5" përndryshe për vetëm një ditë ka kaluar shifrën e 1.6 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/