LAJMI I FUNDIT:

Melinda Ademi bëhet me veturë të re të tipit Audi

Melinda Ademi bëhet me veturë të re të tipit Audi
Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është një nga emrat më të kërkuar në treg.

Ajo është bërë prej vitesh pjesë e showbizit, ndërsa përgjatë kësaj kohe ka korrë suksese të mëdha.


Duke qenë një nga personazhet më me përfitime të mëdha në muzikë, ajo natyrisht se shquhet edhe për jetën luksoze.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi, krijuesja e hitit “All night” tregon se ka bërë një investim të ri dhe kësaj radhe fjala është për një makinë.

Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Këngëtarja njoftoi fansat se ka blerë një makinë të shtrenjtë të tipit Audi A8L 50TDI 2022.

Foto: Screenshot/Instagram

Me një vështrim të vogël, kjo veturë duket se kap vlerën e mijëra eurove.

Melinda edhe këtë vit ka qenë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare dhe jo vetëm. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by MELINDA (@melindaademi)