LAJMI I FUNDIT:

Melania Trump thotë se po ndihet mirë, vazhdon trajtimin anti COVID-19 në shtëpi

Melania Trump thotë se po ndihet mirë, vazhdon trajtimin anti COVID-19  në shtëpi

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump është konfirmuar javën e kaluar se është infektuar me coronavirus.

Sllovenia ka shkruar përmes llogarisë personale në Twitter se “ndihet mirë dhe do të vazhdojë të pushojë në shtëpi”.


Ajo gjithashtu falënderoi stafin mjekësor dhe kujdestarët dhe tha se po lutej për ata që preken nga virusi.

CNN ka raportuar se Zonja e Parë nuk ka ndërmend të largohet nga Shtëpia e Bardhë ndërsa lufton me sëmundjen.

Trumpi doli për pak kohë nga spitali, senatorët dhe mjekët e kritikojnë ashpër presidentin
Lexo po ashtu Trumpi doli për pak kohë nga spitali, senatorët dhe mjekët e kritikojnë ashpër presidentin

“Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen! Ndihem mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Faleminderit stafit mjekësor dhe kujdestarëve kudo dhe lutem vazhdimisht për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të prekur nga virusi”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ndryshe, Melania raportohet se nuk e ka ndërmend ta vizitojë në spital bashkëshortin, Donald Trump, i cili po shërohet pas infektimit me COVID-19. /Telegrafi/