Një gazetar u qëllua për vdekje në qytetin turistik meksikan të Playa del Carmen, një vend që është bërë famëkeq për sulme të dhunshme dhe vrasje ndaj punonjësve të medias.
Vrasësit hapën zjarr mbi Ruben Pat, themeluesin e faqes së internetit Playa News, në orët e hershme të së martës, jashtë një kafeneje pranë plazhit, thanë prokurorët nga shteti i Quintana Roo në një deklaratë.
Më pak se një muaj më parë, një tjetër gazetar i portalit Playa News u qëllua për vdekje, në një zonë tjetër të shtetit.
Ruben Pat pati mbuluar çështjet e sigurisë dhe kishte marrë kërcënime për gjashtë muajt e fundit, sipas një prej kolegëve të tij, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të frikës nga ekzekutimi.
Quintana Roo, e cila është shtëpia e qytetit turistik të Kankunit, ishte një nga vendet më të sigurta të Meksikës, por siguria është përkeqësuar, pasi bandat luftojnë për të kontrolluar tregjet fitimprurëse të drogës.
Të paktën shtatë gazetarë të tjerë janë vrarë në Meksikë deri më tani këtë vit, sipas të dhënave të ofruara nga organizata të ndryshme joqeveritare.
Po gjatë ditës së sotme, qeveria meksikane ka publikuar një raport që tregon se vrasjet janë rritur me 16 % në gjysmën e parë të 2018-ës, duke shkuar në shifra rekord.
Ministria e Brendshme tha se ka pasur 15 973 vrasje në 6 muajt e parë të vitit, krahasuar me 13 751 vrasje në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Shifra është më e larta që kur të dhënat e krahasueshme nisën të regjistroheshin, përfshirë kulmin e luftës së drogës në Meksikë në vitin 2011. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Kryeministrja italiane e përshkruan propozimin rus për paqen në Ukrainë si “propagandë”
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes