LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti dhe Xhaferi flasin për zhvillimet ekonomike dhe financiare

Mehmeti dhe Xhaferi flasin për zhvillimet ekonomike dhe financiare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë vizitës në Shkup, ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili e ka informuar lidhur me zhvillimet në ekonominë dhe veçanërisht në sistemin financiar të Kosovës.

Mehmeti në takim ka potencuar edhe stabilitetin makroekonomik dhe rolin e rëndësishëm të sistemit financiar në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së vendit.


Po ashtu, ai vlerësoi lart bashkëpunimin e Bankës Qendrore të Kosovës me Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut dhe shprehi përkushtimin e tij për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit, në të gjitha fushat e nevojshme për avancimin e veprimtarisë së bankave qendrore.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut falënderoi guvernatorin Mehmeti për vizitën dhe e përgëzoi për punën e mirë të Bankës Qendrore të Kosovës në sigurimin e një sistemi financiar stabil dhe në mbështetje të stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë së Kosovës. /Telegrafi/