LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: BQK-ja e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit

Mehmeti: BQK-ja e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka organizuar konferencë për rolin e saj në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se janë të përkushtuar që ta avancojnë mbrojtjen e konsumatorëve. “Mbrojtja e konsumatorit nuk paraqet një veprim të vetëm por një sistem të tërë që mbrojnë të drejtat kontraktuare të klientit dhe kontribuojnë në aftësinë pagues të klientit. Ne kemi bërë shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve”, theksoi ai.


Sipas Mehmetit, Banka Qendrore e Kosovës, është duke punuar në edukimin financiar të publikut. “Numri i klientëve që parashtrojnë ankesa për institucionet financiare është rritur dhe kjo është pozitive për shkak se klientët janë vetëdijesuar. Banka Qendrore po punon në edukimin financiar të publikut. Banka Qendrore inkurajon institucionet financiare të rritin aktivitetin e tyre”, tregoi Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Kurse, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka thënë se është obligim i institucioneve që t’i mbrojnë konsumatorët. “Angazhimi jonë në mbrojtjen e konsumatorit është obligim i yni për zhvillimin e vendit tonë. Ministria që unë udhëheq është e zotuar të mbrojë të drejtat e konsumatorit”, theksi Shala.

Përmes një prezantimi, BQK-ja ka njoftuar për hapat që duhet ndjekur për tu impelemntuar politikat e mbrojtjes së konsumatorit si dhe politikat që ndjek ky institucion për të mbrojtur konsumatorin.

Sipas prezantimit ankesat e konsumatorëve në vazhdimësi janë rritur e sidomos gjatë vitit 2017-2018. Sipas tyre rritja e këtyre ankesave është bërë për shkak të vetëdijesimit të konsumatorëve. /Telegrafi/