LAJMI I FUNDIT:

Mehaj viziton Komandën e Forcave Tokësore

Mehaj viziton Komandën e Forcave Tokësore

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendës komandanti i FSK-së gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe stafi i tij, vizitoi Komandën e Forcave Tokësore në Istog.

Ai u pritë nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj dhe stafi i tij komando-shtabor.


Në njoftimin e FSK-së thuhet se në fillim, gjeneral Hadërgjonaj e falënderoi ministrin Mehaj për vizitën e tij duke e njoftuar me të arriturat e deritashme të KFT-së, procesin e tranzicionit nëpër të cilin po kalojnë, sfidat si dhe objektivat për të ardhmen.

“Me një prezantim të veçantë rreth strukturës organizative, personelit, trajnimeve, pajisjeve, kapaciteteve infrastrukturore, organizimit dhe funksionimit të brendshëm si dhe planit të tranzicionit të njësisë, ministrin Mehaj dhe stafin e tij shoqërues e njoftoi Shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Sylejman Caka”.

Mehaj vizitën e vazhdoi në Regjimentin e Dytë të Këmbësorisë së KFT-së, për të cilin u njoftua nga komandanti i saj, nënkolonel Astrit Haliti.

Para ministrit Mehaj, pjesëtarët e kësaj njësie demonstruan shkathtësitë e tyre taktike individuale dhe kolektive në skenarë dhe situata të ndryshme.

Mehaj, shprehu vlerësimin me përgëzimin për shkallën e lartë të profesionalizimit të KFT-së dhe të shkathtësive të demonstruara të pjestarëve të Regjimentit të Dytë të saj.

Në fund, ai siguroi se në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes do të ofroj të gjithë angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen maksimale për realizimin e suksesshëm të planit të njësisë në kuadër të implementimit të Planit të Tranzicionit të FSK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori